Shërbëtorja e Hyjit Carmen Hernández Barrera në Barcelonë, 1962-1964. Studim i shkurtër historik.
“Barcelona ka qenë një vend kyç në itinerarin e rritjes shpirtërore dhe njerëzore të protagonistes së këtij libri…”. Me këto fjalë fillon prezantimi i librit: “Dritë dhe errësirë, bekojeni Zotin. Shërbëtorja e Hyjit Carmen Hernandez Barrera në Barcelonë, 1962-1964. Studim i shkurtër historik”, bërë nga Kardinali Juan José Omella, Arqipeshkëv i Barcelonës.
Libri, autorët e të cilit janë Jorge Borrell Calonge dhe José Casas Canellas, të dy anëtarë të Ecjes Neokatekumenale, shqyrton në mënyrë kronologjike ngjarjet që pasojnë njëra-tjetrën në jetën e Carmen-it gjatë kësaj periudhe. Në Barcelonë përfundon etapa e jetës së saj në Kongregatën e Misionareve të Jezusit, institut të cilit i përkiste që nga viti 1953, dhe në Barcelonë fillon një etapë tjetër prej dhjetë muajsh kërkimi me tentativa -në errësirë- të vullnetit të Hyjit. Carmen-i do të jetojë atëherë në lagje të ndryshme të varfra të “Ciudad Condal”, do të punojë në fabrika të ndryshme, do të përpunojë me disa shoqe projektin e një misioni të ri, dhe më në fund do të mirëpresë frymëzimin, vërtet providencial, për të bërë shtegtim në Tokën e Shenjtë, për t’u kthyer më pas në Barcelonë e për t’u zhvendosur përfundimisht në Madrid.
E megjithatë ngjarja që Carmen-i e konsideronte më të rëndësishmen në këtë periudhë dhe për të cilën libri ofron një pasqyrë kronologjike të përshtatshme qe takimi me liturgjistin At Pedro Farnes Scherer-in. Carmen-i pohonte se Zoti, përmes At Farnes-it, i ofroi “si fryt të parë” përmbajtjet thelbësore të asaj që do të ishte Koncili II i Vatikanit (1962-1965): mbi të gjitha Misterin Pashkvor, aks dhe burim i jetës krishterë, të cilin Carmen-i e jetoi në një mënyrë të veçantë në Katedralen e Barcelonës gjatë Javës së Madhe të vitit 1962.
Marrëdhënia e leximit të këtij studimi të shkurtër historik na ndihmoftë të afrohemi me personin e Carmen-it, të kuptojmë se si Zoti e ka udhëhequr për të zbuluar thirrjen e saj, dhe të kuptojmë dëshirën e saj për të jetuar në vullnetin e tij e për ta dashur atë përmbi të gjitha gjërat.
Titulli:
Dritë dhe errësirë, bekojeni Zotin
Shtëpia botuese:
Desclée De Brouwer
Shtëpia botuese Chirico libri do të botojë një përkthim të librit në italisht
Autorët:
Jorge Borrell Calonge dhe José Casas Canellas
Referenca: RE01271
ISBN: 9788433039880
Faqe: 120
Lidhja: Broshurë
Formati: 135 mm x 210 mm











