Carmen Hernández - Muraglia di Gerusalemme

Të lusësh Carmen-in

Carmen Hernández - Muri i Jeruzalemit

Lindi në Ólvega (Soria – Spajnë) më 24 nëntor 1930. Fëmijërinë e saj e kaloi në Tudela (Navarra). Që në moshë të vogël ndjeu thirrjen misionare nën ndikimin e shpirtit të Shën Françesk Ksavierit. Studioi Shkenca Kimike në Universitetin e Madridit. Për disa vjet ishte anëtare e Institutit “Missioneras de Cristo Jesús” dhe studioi teologji në Valencia. Në vitin 1964 njohu Kiko Argüello në barakat e Palomeras Altas në Madrid, dhe pasi ua shpallën Ungjillin të varfërve me të cilët jetonin, Zoti i udhëhoqi drejt një sinteze teologjiko-katekistike të bazuar në Fjalën e Hyjit, Liturgjinë dhe Bashkësinë, e cila do të bëhej themeli i Ecjes Neokatekumenale, Statuti i së cilës u miratua përfundimisht nga Selia e Shenjtë në vitin 2008. Arqipeshkvi i atëhershëm i Madridit, Imzot Casimiro Morcillo, i nxiti ta përhapnin atë nëpër famulli. Për më shumë se 50 vjet, së bashku me Kiko Argüello, ajo ia kushtoi jetën shpalljes së Ungjillit në mbarë botën. Ajo kishte një dashuri të pamasë për Jezu Krishtin, Kishën, Zojën e Bekuar, Papën, liturgjinë, Shkrimin e Shenjtë dhe rrënjët hebraike të krishterimit. Ajo vdiq në Madrid më 19 korrik 2016.

LUTJE PËR DEVOCION PRIVAT

Për të kërkuar hire dhe ndere nëpër ndërmjetësimin e Carmen Hernández

O Zot,

që duke zgjedhur shërbëtoren e Hyjit Carmen Hernández

si bashkë-nismëtare e Ecjes Neokatekumenale,

i dhurove një dashuri të madhe për Jezu Krishtin dhe për Kishën,

për Shkrimet e Shenjta dhe për lutjen liturgjike,

një zell të zjarrtë për shpalljen itinerante të Ungjillit

dhe besnikëri ndaj Teje në sprovën e kryqit;

ma jep, me ndërmjetësimin e saj,

hirin të jem besnik ndaj pagëzimit që kam marrë

dhe, nëse është vullneti Yt, hirin që po ta kërkoj.

Nëpër Krishtin, Zotin tonë. Amen.

Ati ynë. Të falemi Mari. Lavdi Atit.

Në përputhje me dekretet e Urbanit VIII, me këtë tekst nuk synohet të paragjykohet në asnjë mënyrë gjykimi i autoritetit të Kishës. ME LEJE KISHTARE.

Shkarko
Carmen Hernández PDF file download icon