Vëllezër të dashur,
Po ju jap një lajm të madh: sot, në orën 16:45, motra jonë Carmen u ngjit në qiell. Jemi të sigurt se Zoti ynë Jezu Krisht ka ardhur për ta marrë shpirtin e saj dhe për ta çuar pranë Vetes.
Ndërsa vuajmë për mungesën e saj, sidomos unë, gëzohemi duke ditur se Zoti ynë Jezu Krisht e ka marrë me vete.
Carmen, çfarë ndihme e jashtëzakonshme për Ecjen! Ajo nuk më ka bërë kurrë lajka; gjithmonë ka menduar për të mirën e Kishës! Çfarë gruaje e fortë! Nuk kam njohur kurrë askënd si ajo. Në shpalljet, me të rinjtë dhe me Papën, si tani në Krakov, ajo thoshte gjithmonë: “Gruaja është më e rëndësishmja në Kishë, sepse në kraharorin e saj mban burimin e jetës. Për këtë arsye, që nga faqja e parë e Zanafillës deri në fund të Zbulesës, djalli e përndjek gjithmonë gruan.” Dhe e përfundonte duke thënë: “Kiko-n, po jua dhuroj.”
Shpresoj të vdes shpejt dhe të bashkohem me të. Carmen-i ka qenë për mua një ngjarje e mrekullueshme; gruaja, gjenialiteti i saj i madh, karizma e saj, dashuria e saj për Papën dhe, mbi të gjitha, dashuria e saj për Kishën.
Mirë, vëllezër, e kam shpirtin të pikëlluar, sepse Carmen-i nuk është më me ne; por Feja më ndihmon dhe më siguron se ajo është me Krishtin. Lutuni për të. Mund të kremtoni të gjithë së bashku një Meshë në përkujtim të saj.
Arqipeshkvi i Madridit ka pranuar që funerali i Carmen-it të kremtohet nëcorpore insepulto, në katedrale. Në funeral janë të ftuar itinerantët e Evropës, nëse kanë mundësi të vijnë.
Guxim! Krishti u ngjall dhe e mundi vdekjen për ne!
Për mua ishte shumë prekëse që ajo priti derisa mbërrita, i dhashë një puthje dhe i thashë: “Guxim!”. Dhe, pasi i dhashë një puthje, ajo vdiq.
19 korrik 2016
Kiko Argüello.










