Carmen Hernandez Camino Neocatecumenal en Israel

Përvjetori i tetë i «DIES NATALIS» të Carmen Hernández-it

Në rastin e përvjetorit të tetë të “dies natalis” të shërbëtores së Hyjit Carmen Hernández, vëllezërit e Ecjes dhe besimtarë të tjerë, bashkohemi në lutje duke kremtuar Eukaristinë për pushimin e amshuar të shpirtit të saj. Eukaristi falënderimi ndaj Hyjit për zgjedhjen e Carmen-it si nismëtare e Ecjes Neokatekumenale së bashku me Kiko Argüello-n, dhe urojmë Shenjtërimin e saj të shpejtë.

Më 19 nëntor të kaluar, në Teatrin Verdi të Triestes, Kiko Argüello paraqiste, në premierë absolute EL MESÍAS (MESIA), veprën e tij të dytë, një poemë simfonike për piano, kor dhe orkestër, kushtuar martirëve.

Tre ngjarje të Historisë së Shëlbimit në muzikë, një triptik mbi mundimet dhe vuajtjen e Krishtit i ekzekutuar nga Orkestra e Ecjes Neokatekumenale e drejtuar nga Tomáš Hanus.

Duke vënë ende sot thirrjen e tij artistike në shërbim të Kishës dhe të botës, Kiko vazhdon t’i shpallë Krishtin njeriut bashkëkohor edhe përmes bukurisë së muzikës, gjuhë universale që lartëson shpirtin drejt Hyjit. Meqenëse arti është një kanal i privilegjuar i shfaqjes së dashurisë dhe një mjet për Ungjillëzimin e Ri, Kiko i ka propozuar EL MESÍAS (MESIA) Rai5-së, kanalit televiziv të Rai Cultura-s i dedikuar muzikës dhe artit.

Drejtori i Rai5-së, i goditur nga intensiteti, nga dramaticiteti dhe nga fuqia shprehëse e muzikës, ka propozuar ta përfshijë atë në programacionin televiziv dhe ka vendosur të transmetojë EL MESÍAS (MESIA)”, të premten më 19 korrik në orën 18.40.

Zoti si gjithmonë na befason: e konsiderojmë këtë si një dhuratë për të mundur të festojmë më mirë përvjetorin e tetë të vdekjes së Carmen Hernández-it.


Për të parë EL MESÍAS në Rai5 më 19 korrik në orën 18.40

Itali: për shikimin e koncertit në RAI5, kanali televiziv i dixhitalit tokësor është kanali 23.

Itali dhe jashtë shtetit: për shikimin e koncertit në transmetim të drejtpërdrejtë video (streaming), hyni në platformën RaiPlay duke u lidhur nga kompjuteri, smartfoni, tableti ose Smart TV në faqen www.raiplay.it dhe duke zgjedhur kanalin Rai5.

Pas transmetimit më 19 korrik, do të mund të rishikohet EL MESÍAS për 7 ditë përmes Udhëzuesit TV/Replay. Në fund të 7 ditëve do të mund të rishikohet deri më 31/12/2024 në platformën Raiplay duke shkruar EL MESÍAS te KËRKO.