Libër i ri mbi Carmen-in, botuar nga BAC: “Shërbëtorja e Hyjit Carmen Hernandez. Jeta dhe misioni në 50 pyetje”
Është një biografi e thjeshtë, e vlefshme për të gjithë, por e drejtuar veçanërisht të rinjve; leximi i tij do të ndihmojë secilin prej nesh të njohë më mirë Carmen-in e të reflektojë mbi dhuratën që ajo ka përfaqësuar për Ecjen dhe për Kishën.
Formati i tij origjinal me pyetje dhe përgjigje, i shoqëruar nga foto të shumta të pabotuara më parë, e bën atë shumë të lexueshëm dhe të këndshëm.
Mund të jetë i dobishëm gjatë shtegtimit të Jubileut të të rinjve në Romë në fillim të gushtit 2025.
Titulli: Shërbëtorja e Hyjit Carmen Hernández. Jeta dhe misioni në 50 pyetje
Shtëpia botuese: BAC – Biblioteca de Autores Cristianos – Biblioteka e Autorëve të Krishterë
Autorët: Charlie Metola dhe Isabel Banderas Faqe: 112 Botimi-Shtypi: Broshurë (2025) ISBN: 978-84-220-2404-0 Fitimet: Fitimet u destinohen tërësisht Ungjillëzimit, me vendim të autorëve.











