Josefina Ramón Berna’s “Undivided Heart – Mission and Virginity in Carmen Hernández” is released in English.

Undivided Heart – Mission and Virginity in Carmen Hernández

Del në gjuhën angleze Undivided Heart – Mission and Virginity in Carmen Hernández nga Josefina Ramón Berná.

Një botim i lidhur në mënyrë simbolike me 8 majin, ditën e Lutjes së Pompeit dhe kujtimin e origjinës së Ecjes Neokatekumenale.

Më 8 maj u publikua edicioni në anglisht i librit Undivided Heart – Mission and Virginity in Carmen Hernández, përkthim ndërkombëtar i veprës Corazón indiviso nga Josefina Ramón Berna, i dedikuar figurës dhe përshpirtërisë së Carmen Hernández-it me prezantim nga Kiko Argüello dhe me prolog nga Maria Ascensión Romero.

Data e publikimit, e zgjedhur nga Chirico Libri Editore, merr një kuptim thellësisht me vlerë simbolike dhe shpirtërore. Pikërisht më 8 maj, në fakt, është një ditë e lidhur në mënyrë të veçantë me historinë e Ecjes Neokatekumenale. Në vitin 1968, në Shenjtëroren e Pompeit, Carmen Hernández dhe Kiko Argüello i besuan Virgjërës së Rruzares atë që më pas do të bëhej ecja neokatekumenale në Kishë. Pompei përfaqëson kështu një moment të themelimit shpirtëror për Ecjen në Itali.

Gjithnjë më 8 maj, në vitin 1974, ndodhi për më tepër udienca e parë zyrtare e një Pape me Ecjen Neokatekumenale: Papa Pali VI e priti Ecjen pikërisht në ditën e Lutjes drejtuar Zojës së Bekuar të Pompeit, duke inkurajuar misionin e saj ungjillëzues në Kishë.

Edicioni në anglisht i përgatitur nga Dino Furgione, paraqitet sot si një mjet i çmueshëm për të çuar dëshminë e Carmen Hernández-it te shumë popuj dhe kultura. Vëllimi do të shpërndahet në vende të shumta duke filluar nga Afrika dhe Europa, duke arritur në bashkësi të kishës, seminare, familje dhe të rinj.

Përmes faqeve të librit dalin me forcë karizma misionare dhe radikaliteti ungjillor i Carmen Hernández-it, në mënyrë të veçantë kuptimi i saj mbi virgjërinë si shenjë eskatologjike dhe përkushtim i plotë ndaj Krishtit dhe Kishës. Një mesazh që po ndihmon tashmë shumë familje dhe sidomos mjaft të rinj — veçanërisht vajza — në shoshitjen e thirrjes së tyre.

Kopertina e edicionit në anglisht, e pasuruar me një vepër të Kiko Argüello-s që paraqet Zojën e Bekuar me Foshnjën dhe Krishtin e rritur, rikujton zemrën teologjike të librit: një jetë tërësisht e kushtuar misionit dhe e ndriçuar nga prania e Marisë.

Shkruante Carmen Hernández:

“God calls within the Church from the beginning to virginity, because it is an eschatological sign of the future…” (Hyji thërret brenda Kishës që nga fillimi drejt virgjërisë, sepse ajo është një shenjë eskatologjike e së ardhmes…)

Me këtë botim, Chirico Libri Editore, lançon serinë e re International Evangelization Series dhe kështu mesazhi shpirtëror i Undivided Heart vazhdon ecjen e tij në botë, duke ofruar një dëshmi të gjallë feje, misioni dhe shprese për brezat e rinj.