Carmen Hernández nel 1964 a Ein Karem

SHËNIME BIOGRAFIKE – CARMEN HERNÁNDEZ

Carmen Hernández në vitin 1964 në Ein Karem
Shënime biografike – Carmen Hernández

Në këto shënime biografike do të gjeni një grua të jashtëzakonshme, shumë të rëndësishme për Kishën, të dashuruar me Krishtin, me Shkrimet e Shenjta dhe me Eukaristinë. Ajo ishte e vetëdijshme se misioni që Hyji i kishte besuar ishte të më mbështeste, të më mbronte dhe të më korrigjonte, për të mirën e Ecjes Neokatekumenale. I jap falënderime Hyjit për Carmen-in, e cila gjithmonë, vazhdimisht, më ka thënë të vërtetën. Ishte një grua e thellë, autentike dhe e lirë në marrëdhënien e saj me të gjithë. Ishte shumë inteligjente. Ajo e donte Krishtin dhe Kishën; dhe Papën mbi të gjithë. Ne besojmë se Carmen-i është me Zotin, se tashmë ndodhet në festën e amshuar. Këto shënime biografike nuk janë vetëm për vëllezërit e Ecjes, por janë për të gjithë Kishën, për të bërë të njohur një grua të jashtëzakonshme, e cila e ka jetuar fenë në një shkallë heroike. Carmen Hernández!(Kiko Argüello).

Botohet biografia e parë zyrtare e Carmen Hernández-it Përvjetori i pestë i vdekjes së Carmen Hernández-it, më 19 korrik 2021, përkon me botimin e biografisë së saj të parë zyrtare, autor i së cilës është profesori dhe doktori në filozofi Aquilino Cayuela, e botuar nga Biblioteca de Autores Cristianos (BAC) – Biblioteka e Autorëve të Krishterë.