
Më 19 korrik 2021, pas kalimit të 5 viteve të përcaktuara nga e drejta kanonike, iu paraqit Arqipeshkvit të Madridit, Kardinalit Carlos Osoro, kërkesa për hapjen e Çështjes së Shenjtërimit të Carmen Hernández, nismëtare së bashku me Kiko Argüello-n e Ecjes Neokatekumenale.
Pas një hetimi fillestar nga gjykata dioqezane për të vërtetuar praninë e një fame të qëndrueshme dhe spontane për shenjtëri, si edhe të një fame për shenja (hire apo mrekulli), dhe pasi u kryen konsultimet e nevojshme kanonike me Dikasterin për Çështjet e Shenjtërve të Selisë së Shenjtë, me ipeshkvijtë e Provincës kishtare të Madridit dhe me besimtarët e kësaj dioqeze, Arqipeshkvi, Imzot Carlos Osoro, e ka pranuar këtë kërkesë dhe do të kryesojë hapjen zyrtare të Çështjes së Lumturimit dhe Shenjtërimit të Carmen Hernández Barrera.
Kjo ngjarje e gëzueshme kishtare do të zhvillohet më 4 dhjetor 2022, të dielën e dytë të Ardhjes, në orën 18:00, në Universitetin Francisco de Vitoria në Madrid.
Janë të ftuar vëllezërit e bashkësive të Kiko-s, At Mario-s dhe Ascensión-it në Itali, Spanjë dhe Francë; të gjithë katekistët itinerantë të ekipeve të para të kombeve, si edhe të gjithë rektorët dhe zv/rektorët e seminareve Redemptoris Mater, së bashku me meshtarët e shuguruar në seminaret e Romës dhe Madridit.












