Carmen Hernández: “Domosdoshmëria e lutjes në mendimin e Piut XII”
Me rastin e përvjetorit të gjashtë të vdekjes së Carmen Hernández-it, shtëpia botuese Desclée de Brouwer ka botuar së fundmi një libër me punimin përfundimtar që Carmen-i përgatiti në fund të studimeve të saj për Shkencat Fetare në Valencia, në vitin 1960, me titull: “Domosdoshmëria e lutjes në mendimin e Piut XII”.
Në këtë libër, me parathënie nga Mario Pezzi dhe me një hyrje historike e një tjetër teologjike, paraqitet ky studim i Carmen-it mbi “domosdoshmërinë e lutjes” së pandërprerë që ka çdo i krishterë për të jetuar i bashkuar me Zotin në çdo çast të jetës së tij.
Ky është një argument veçanërisht aktual në ditët tona, në këtë situatë paqëndrueshmërie shoqërore, si pasojë e pandemisë së Covid-it dhe e pasojave të luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
Duke kujtuar fjalët e Papës Piu XII, Carmen-i thekson:
“Bëni që lutja juaj të mos jetë vetëm disa çaste të ditës ose disa minuta në javë. Ju e dini nga përvoja se asnjë angazhim, asnjë punë apo lodhje nuk e ndërpret ritmin e frymëmarrjes suaj; edhe kur flini vazhdoni të merrni frymë, e mjerë po të mos ishte kështu! E përse të mos ndodhë e njëjta gjë edhe me frymëmarrjen e shpirtit, që është lutja?”
Artikulli në Alfa & Omega

Në Dioqezën e Madridit do të kremtohet Mesha për përvjetorin e gjashtë të vdekjes së Carmen-it të martën, më 19 korrik 2022, në famullinë e Shën Katerina Labouré, në orën 20:30.














